Vdes personi i tretë nga pickimi i një mushkonje të rrallë

Vdes personi i tretë nga pickimi i një mushkonje të rrallë

Bota shtator 11, 2019 - 15:59
Detajet

Një person i pa identifikuar ka ndërruar jetë nga pickimi i një mushkonje të rrallë.

Sëmundja e rrallë është e transmetuar nga një mushkonjë e quajtur “Eastern Equine Encephalitis” dhe e vret një të tretën e personave që bien të sëmurë.

Një qytetar nga Rode Island të Amerikës është raportuar i vdekur nga një sëmundje e re e lindur që vjen si pasojë e pickimit të mushkonjës “Eastern Equine Encephalitis”, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Personi i cili ishte 50 vjeçar është pickuar nga kjo mushkonjë, ka rënë i sëmurë për dytë dhe në fund nuk arriti të mbijetonte thuhet në këtë raport.

Ky është rasti i parë i “EEE” që nga 2010 dhe vdekja e parë që nga rasti në vitin 2007. Po ashtu, raportohet si vdekja e tretë në Amerikë vetëm në këtë vit.

Qytetet tani ka marr hapa duke spërkatur kundër mushkonjave në mënyrë që të mënjanohen raste të tilla.