“Nisa të qaja dhe të bërtisja, duke thënë që nuk ishte e mundur”

“Nisa të qaja dhe të bërtisja, duke thënë që nuk ishte e mundur”

Bota tetor 14, 2019 - 10:23
Detajet

Një nënë e lindi foshnjen e saj pajetë, pasi u kthye mbrapsht dy herë nga spitali. 31-vjeçarja Stela Ernu ishte gati 2 javë me vonesë kur i erdhën dhimbjet e lindjes, që i zgjatën 54 orë.

Gruaja, nga Aveley, Essex deklaron se stafi i Spitalit Universitar Basildon e ktheu mbrapsht në dy raste dhe akuzon ata si përgjegjës për humbjen e të birit.

Sipas asaj që shkruan britanikja The Sun, për rastin në fjalë ka nisur një hetim 6 muaj më parë, por familja nuk ka marrë ende përgjigje për brengën e tyre.

Image

“Si një grua që po sjell në jetë një fëmijë, mezi pret ta marrësh atë në krahë. Të kalosh dhimbjet duke e ditur që bebja është i vdekur ishte gjëja më e tmerrshme që mund të imagjinosh dhe gjëja më e tmerrshme që më ka ndodhur mua. Ndërkohë që shtyja, shpresoja ende që bebja të ishte gjallë”, thotë Stela në një rrëfim për të përditshmen britanike.

Më 12 Mars të këtij viti, 31-vjeçares iu tha fillimisht se do të bënte lindje të induktuar, duke qenë se ishte 12 ditë me vonesë. Pasi ndjeu kontraktimet, ajo shkoi në spital, por mjekët i thanë se nuk ishte ende koha për të lindur dhe e kthyen në shtëpi, duke i kërkuar që të kthehej pas 3 ditësh. Por të nesërmen kontraktimet u përkeqësuan dhe ajo u rikthye në spital.

Stela tregon se kontraktimet i kishte të forta, por një mami i kishte thënë se nuk ishin të aq shpeshta sa duhet. Ajo e pyeti stafin e spitalit nëse kjo do ta vinte beben në rrezik, por u sigurua që gjithçka do të shkonte shumë mirë dhe u dërgua sërish në shtëpi me co-codamol.

Më vonë atë mbrëmje, Stela shkoi sërish në spital. Këtë herë iu tha se bebja kishte vdekur. “Nisa të qaja dhe të bërtisja, duke thënë që nuk ishte e mundur“, rrëfeu 31-vjeçarja.