'Super e Shtuna': Kryeministri britanik beson se në votimin e sotëm, deputetët do të votojnë për marrëveshjen Brexit

'Super e Shtuna': Kryeministri britanik beson se në votimin e sotëm, deputetët do të votojnë për marrëveshjen Brexit

Bota October 19, 2019 - 10:47
Detajet

Kryeministri britanik Boris Johnson, do të tentojë të bindë deputetët, që të votojnë për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, gjatë votimit e jashtëzakonshëm që zhvillohet gjatë ditës së sotme.

Johnson ka insistuar se beson shumë, në atë që e ka quajtur “Super e Shtuna” për zgjidhjen e çështjes së Brexit, se ligjvënësit britanikë do ta votojnë marrëveshjen e tij, transmeton Telegrafi.

“Gjithë bota do të merr frymë më lirë, po që se votohet marrëveshja e Brexit”, ka thënë kryeministri britanik, pas një përpjekje të fundit që ka pasur me kundërshtarët e marrëveshjes.

Sipas të statistikave të siguruara nga Guardian, 321 deputetë janë pro votimit të Brexit, derisa 318 të tjerë janë kundër.