Diga e shembur në një minierë të Siberisë mbyti 15 punonjës, 13 të tjerë janë zhdukur

Diga e shembur në një minierë të Siberisë mbyti 15 punonjës, 13 të tjerë janë zhdukur

Bota tetor 19, 2019 - 12:13
Detajet

Shembja e digës në orët e hershme të mëngjesit, i ka mbytur 15 punonjës të një minierë në Krasnoyarsk të Siberisë.

Uji që përfshiu hapësirën ku ata ishin duke fjetur, ka përfshirë edhe 13 te tjerë, të cilët ajnë duke i kërkuar njësitet shpëtuese, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e këtij aksidenti, 14 punonjës kanë mbetur të lënduar, derisa 130 u detyruan të zhvendosen për shkak të dëmtimit t hapësirës për qëndrim.

Ministria e Emergjencave ka mobilizuar 12 njësite, që kanë pajisje speciale, në mënyrë që t’i gjejnë sa më shpejtë punonjësit e zhdukur nga uji i rrëmbyeshëm. Rreth 200 njerëz janë duke kërkuar në zonë, derisa nga lartësia po kërkojnë edhe dy helikopterë.

Numri i të zhdukurve mund të jetë edhe më i lartë, sepse nuk dihet se sa persona ishin brenda, teksa arsyet e shembjes së digës, ende nuk dihen.

Shikoni videon KETU