Stuhi dhe erëra të fuqishme, përmbytin Italinë veriore

Stuhi dhe erëra të fuqishme, përmbytin Italinë veriore

Bota tetor 22, 2019 - 16:43
Detajet

Veriu i Italisë është përfshirë nga përmbytjet si pasojë e motit të keq që prej ditës së djeshme, duke marrë jetën e dy personave dhe duke shkatërruar shumë shtëpi.

Përmbytjet ndodhën të hënën në mbrëmje duke e detyruar kryetarin e qytetit të evakuojë përkohësisht rreth 50 njerëz, njoftuan mediat lokale.

Makinat të rrënuara dhe mbeturinat mund të shiheshin nëpër rrugët ndërsa banorët dhe punëtorët e shpëtimit përdorën lopata për të larguar baltën.

Dalja nga shtrati e lumenjve ka prishur disa ura rrugore, ndërsa në shumë zona ka pasur edhe rrëshqitje toke. Rajoni i Piemontes pritet të shpallë gjendjen e emergjencës. /Motilokal.com

Image

Image