Pamje të tmerrshme: Matadori kapet duke e goditur vazhdimisht demin me thikë në kokë

Pamje të tmerrshme: Matadori kapet duke e goditur vazhdimisht demin me thikë në kokë

Bota nëntor 14, 2019 - 12:19
Detajet

Një matador u filmua derisa në mënyrë të përsëritur godet me thikë një dem në kokë ndërsa ai përpëlitet i shtrirë në tokë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, organizata për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve PETA ka publikuar pamjet e demit duke goditur kafshën përpara se ta sulmojë më tej atë.

Matadori thuhet se mban kafshën për njërin prej brirëve dhe e godet në kokë me një thikë vazhdimisht.

Videoja shqetësuese vjen pasi organizata nisi një peticion që kërkonte ndalimin e sportit, i cili ende konsiderohet një traditë ‘argëtuese’ në disa pjesë të Spanjës.

Një deklaratë në faqen e internetit të organizatës përshkruan se si mijëra dema përjetojnë vdekje ‘të ngadalta dhe të dhimbshme’, pasi kafshët e torturuara të goditen me pajisje të ndryshme.

Aktivistët diskutojnë gjithashtu për festivalin e famshëm vjetor në Pamplona, ku “demet e tmerruar janë të shokuar nga pajisjet elektrike”, ndërsa detyrohen të dalin në rrugë.