Familja e fëmijës së paralizuar në pishinë dëmshpërblehet me 49 milionë dollarë

Familja e fëmijës së paralizuar në pishinë dëmshpërblehet me 49 milionë dollarë

Bota nëntor 16, 2019 - 12:47
Detajet

Familja e një djaloshi që kishte pësuar lëndime shumë të rënda kur gati e kishte humbur jetën në një pishinë në Nevada të Shteteve të Bashkuara ka marrë dëmshpërblim prej 49 milionë dollarësh.

Leland Gardner kishte pësuar lëndim në tru kur ishte futur në ujë dhe kishte qëndruar aty për kohë të gjatë në maj të vitit 2015.

Në padinë e paraqitur nga prindërit e fëmijës, Peter dhe Christian Gardner, thuhet se në pishinë nuk kishte shpëtimtarë të mjaftueshëm në kohën kur kishte ndodhur incidenti.

Prindërit e tij u ankuan se djali i tyre kishte qëndruar në spital për disa javë shkaku i dëmtimeve neurologjike që i kishte pësuar në pishinë.

Ai kishte pësuar lëndim anoksik dhe hipoksik të trurit, që ndikon në qarkullimin e oksigjenit nëpër trup. Djaloshi tashmë ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme dhe ushqehet përmes një tubi.

Për trajtimin e tij mjekësor deri tash janë shpenzuar rreth 900 mijë dollarë. Mjekët kanë thënë se këto shpenzime mund të shkojnë deri në 59 milionë dollarë deri në fundin e jetës së djaloshit.

Në bazë të rezultateve të inspektimit, më vonë ishte vërtetuar se pishina nuk kishte shpëtimtarë të mjaftueshëm në disa raste.

Avokatët e pronarëve të pishinës kishin deklaruar se shpëtimtari e kishte kapur fëmijën pas 15 sekondave, por prokurori i kundërshtoi ata, duke thënë se shkalla e dëmtimit në tru dëshmon se djali ka qëndruar nën ujë disa minuta, shkruan “Daily Mail”