Kishin biseduar përmes internetit, pedofili po priste të takonte një 15-vjeçare – momenti kur 50-vjeçari bie në kurth

Kishin biseduar përmes internetit, pedofili po priste të takonte një 15-vjeçare – momenti kur 50-vjeçari bie në kurth

Bota January 15, 2020 - 22:23

Ky është momenti kur një i sëmurë kthehet për të takuar një fëmijë, përpara se të përballet me “gjuetarët e pedofilëve”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jason Tilbury besoi se ai kishte pasur biseda të qarta në internet, në aplikacionin e mediave sociale Skout, me një vajzë 15-vjeçare, por që ishte mashtruar nga “Dark Justice”.

Kështu, kur 50-vjeçari mbërriti në stacionin e trenit në Newcastle Central për të takuar nxënësen e shkollës, anëtarët e grupit, të cilët krijuan profile të rreme në internet për të vënë në kurth të rritur që kërkonin kontakte të paligjshme me fëmijë, po e prisnin.

Anëtarët e grupit të fshehtë, të cilët edhe regjistruan pamjet, veçse kishin alarmuar edhe policinë.

Si pasojë, Tilbury u deklarua fajtor për rregullimin ose lehtësimin e kryerjes së një vepre seksuale të fëmijëve në gjykatën Teesside Crown Court dhe tani është burgosur për 27 muaj.

Image

Një anëtar i “Dark Justice” tha: “Biseda u bë seksuale menjëherë, kur mësoi se sa vjeç ishte, ai pa qartë një mundësi”.

“Nuk ishte shumë gjatë, mbase një javë, derisa ai donte të takohej”.

“Ai gjithmonë po përpiqej të mbulojë gjurmët e tij”.