Shkon në 15 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Shkon në 15 numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi

Bota January 25, 2020 - 00:27

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si dhe shumë të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.8 ballësh që goditi Turqinë lindore.

AFAD tha se pas tërmetit kryesor që goditi provincën Elazëg, në rajon kanë ndodhur edhe tetë tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë, ndërsa numri i dridhjeve pas tërmetit është 60, shkruan Anadolu Agency, transmeton Klan Kosova.

Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se sipas të dhënave paraprake, nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi Turqinë lindore, në provincën Elazëg kanë humbur jetën dhjetë persona, ndërsa në Malatya pesë të tjerë.

Ministri i Brendshëm i Turqisë Süleyman Soylu, njoftoi se numri i të vdekurve nga tërmeti ka shkuar në 15, ndërsa vazhdojnë punimet për kërkim-shpëtimin e 30 të tjerëve.