Mungojnë maskat, neurologu nga Nju Jorku e vendos në fytyrë kapakun e plastikës

Mungojnë maskat, neurologu nga Nju Jorku e vendos në fytyrë kapakun e plastikës

Bota March 28, 2020 - 09:54

Mjekët dhe personeli mjekësor në spitalet e Nju Jorkut po detyrohen të bëhen kreativë për të gjetur mënyra për ta mbrojtur veten në luftën kundër koronavirusit.

Një përdoruese e rrjetit Twitter, M Goodleaf, e publikoi një fotografi të babait të saj neurolog, i cili e kishte vendosur në fytyrë një kapak të një pakoje të tejdukshme të plastikës.

Në përshkrim ajo shkroi: “Presidenti dhe guvernatori thonë se ka pajisje të mjaftueshme mbrojtëse për ofruesit e shërbimeve shëndetësore?! E pasaktë.”

Ndryshe, deri më tani në Nju Jork janë shënuar 44 mijë raste të infektimit me koronavirusi. Tash për tash, mbi 6400 njerëz janë të shtruar në spitale dhe 1583 ndodhen në sektorët e kujdesit intenziv.

Shtetet e Bashkuara e kanë zënë vendin e parë në botë për numrin e rasteve me koronavirus me mbi 100 mijë njerëz të infektuar. Pas tyre janë Italia dhe Kina me mbi 80 mijë raste secila, shkruan “Daily Mail”.