'Djepi i koronavirusit'/ Pas mbylljes, Wuhan-i rihapet pjesërisht

'Djepi i koronavirusit'/ Pas mbylljes, Wuhan-i rihapet pjesërisht

Bota March 28, 2020 - 11:35

Wuhan-i, qyteti kinez ku nisi pandemia koronavirus është rihapur pjesërisht pas më shumë se dy muaj izolim.

Turma pasagjerësh u fotografuan teksa mbërritën në stacionin e trenit të Wuhan-it, paraditen e sotme.

Sipas raportimeve, njerëzit po lejohen të hyjnë në qytet, por jo të dalin që aty. Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei, pati më shumë se 50,000 raste coronavirus.

Të paktën 3,000 njerëz në Hubei vdiqën nga pandemia Covid-19.

Por shifrat kanë rënë drastikisht, sipas autoriteteve kineze.

Kina ka njoftuar një ndalim të përkohshëm për të gjithë vizitorët e huaj, edhe nëse ata kanë viza ose leje qëndrimi.