Mikrobiologu i njohur paralajmëron: Dhjetë ditët e ardhshme në Ballkan më kritike

Mikrobiologu i njohur paralajmëron: Dhjetë ditët e ardhshme në Ballkan më kritike

Bota March 30, 2020 - 10:18
Zv. Presidenti i Shoqatës së Biologëve për Europën Perëndimore, mikrobiologu Dzihan Abazoviç në një lidhje direkte për ABC 4 Mëngjesit është shprehur se qelizat staminale janë një terapi që po mendohet të përdoret te pacientët e sëmurë rëndë me koronavirus.

Abazoviç në një bisedë me Enkel Demin ka theksuar ndër të tjera se mendo se Ballkani do e kalojë më lehtë periudhën e pandemisë.

Ndër të tjera mikrobiologu ka thënë se kurba e rritjes për pacientët e infektuar në Ballkan pikun do e ketë këto 10 ditë.

Ai bën apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi pasi është mënyra më e mirë për të shmangur përhapjen e Covid 19.

Biseda e plotë:

Ka një tezë në lidhje me kurimin e koronave të koronavirusit përmes qelizave staminale.

Është e vërtetë qelizat staminale përdoren sot në shumë indikacione dhe shkenca ka provuar që ti shfrytëzojë dhe për pacientët me koronavirus. Qelizat staminale përdoren për të zhvilluar imunitetit dhe mbrojtjes së trupit për shumë gjëra dhe për COVID 19.

Çështja e qelizave staminale është një debat i hapur jo vetëm për koronavirusin por edhe kurimin e disa sëmundjeve të rënda gjenetike që prekin njerëzit.

Qelizat staminale përdoren në shumë raste te sëmundjet që nuk kanë shërim. Por në rastin e koronavirusit qelizat staminale nuk janë ato që e eliminojnë virusin, por shfrytëzohen te rastet e sëmundjeve të rënda.

Në atë moment qelizat staminale mund të bëjnë funksionin e tyre duke e sjellë sistemin imunologjik në një gjendje më të kontrollueshme.

Ju po thoni se qelizat staminale nuk janë vitamina C që ti i blen dhe i pi, por bëhet fjalë për teknika të avancuara dhe përdoret te të sëmurët që kanë infeksion.

Qelizat staminale përdoren te rastet ku indet e mushkrive kanë dalë në mënyrë imunologjike dhe kemi ardh te shkatërrimi i tyre. Shkencëtarët i marrin qelizat staminale nga palca e eshtrave dhe nga kordoni i kërthizës, dhe në mënyrë shumë speciale sato shumëzohen deri sa vihet te roli i tyre.

Kjo është akoma teori apo janë përdorur qelizat staminale?

Për momentin nuk është vetëm teori pasi janë tre teori që janë punuar shumica nga kolegët kinez por një prej tyre është punuar dhe nga institucione të tjera në SHBA dhe në Evrope. Numri i pacientëve që janë trajtuar në këtë mënyrë është i vogël por duket se rezultatet kanë qenë pozitive. Në të gjithë shtetet ku është korona aktiv rezultatet primare janë pozitive dhe shpresoj që deri në mes të prillit do të mund të kemi rezultat për të parë nëse do e shfrytëzojmë këtë terapi apo jo.

Qelizat staminale ku gjenden?

Ato gjenden në trupin e njeriut, i marrim dhe i përpunojmë i kthejmë mbrapa pacientit ku është e nevojshme. Në këtë rast numri i qelizave staminale që gjenden në trupin e njeriut nuk është i mjaftueshëm për të dalluar se çfarë shkakton koronavirusin dhe për këtë terapi duhet të shumohen qelizat staminale që bëhet në laboratore shumë të lartë në liçensime dhe në botë por nuk ka shumë laboratore të tillë, mund të ketë në Gjermani, Izrael, Francë dhe Kinë. Qelizat staminale shumohen në atë numër që mund të japin dhe efektin e duhur.

Këto qeliza burimore që ne duhet ti marrim dhe t’ja japim të sëmurit duhet të jenë qeliza nga një person që ka qenë i sëmurë dhe është shëruar?

Qelizat nuk merren nga pacienti që ka qenë i sëmura ato merren nëpër banka që ka kanë qenë në transfuzion. Shfrytëzohet plazma jo qelizat. Ku merret plazma e pacientëve që e kanë përballuar COVID 19 dhe u jepet pacientëve të sëmurë.

Kjo është një metodë me e lehtë për ta përpunuar por rezultati i saj është më i ultë se me qelizat staminale

A mund të më thoni se me këtë lloj pandemie po ndryshon krejt koncepti i mjekësisë?

Koncepti i mjekësisë është se ndryshon çdo ditë. Unë apeloj që qytetarët duhet të qëndrojnë në shtëpi vetëm kështu mund ta mundim këtë virus. Gjëja kryesore në këtë moment është që të ndalet pandemia, në mënyrë që të mos sëmuren.

Në Serbi karantina është aq e ashpër si në Shqipëri?

Mosha mbi 65 vjeçare janë të ndaluar 24 orë, ndërsa moshat e tjera deri në orën 17:00, por sot pritet që të merret një vendim tjetër që vetëm një anëtare të dalë dhe të bëjë shërbimet e nevojshme.

Kurba e Serbisë nuk është në nivele të frikshme apo jo?

Jo nuk është, por pritet që dy javët e ardhshme kjo kurbë të rritet. I gjithë Ballkani mendoj se do e kalojë këtë situatë dhe bëj apel që qytetarët të jenë të bindur dhe ndalimi daljes bëhet vetëm në të mirë jetës. Të gjithë shtete e Ballkanit kanë një skenë në të njëjtën kohë dhe mendoj se do e kalojnë më lehtë se Italia dhe Spanja.

A mendoni se Ballkani e ka kaluar koronavirusin pa e ditur në janar dhe shkurt?

Sigurisht që ka pas rast, por mendoj se koha e virusit është këto ditë. 10 ditët e ardhshme mund të jenë më kritike.