E përsërit qëndrimin OBSH: Nuk iu rekomandojmë të vendosni maska

E përsërit qëndrimin OBSH: Nuk iu rekomandojmë të vendosni maska

Bota March 30, 2020 - 19:23

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit të hënën thanë që ata ende vazhdojnë të rekomandojnë të mos vendosen maska ë për ata që nuk janë të prekur me Covid-19.

“Nuk ka prova specifike që sugjerojnë se vendosja e maskave ka ndonjë përfitim të mundshëm. Në fakt, ka disa prova që sugjerojnë të kundërtën në rastin e keq-vendosjes së një maske”, thotë Dr. Mike Ryan , Drejtori Ekzekutiv i OBSH-së për programin e urgjencave shëndetësore, gjatë një konference për media të hënën në Gjenevë, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

“Poa ashtu, ne kemi një mungesë masive globale të maskave”, tha Ryan.

“Tani për tani njerëzit më të rrezikuar nga ky virus janë punonjësit shëndetësor në vijën e frontit, të cilat janë të ekspozuar ndaj virusit në çdo second të ditës. Fakti se disa prej tyre nuk kanë maska për të vendosur është i tmerrshëm”.

Doktor Maria Van Kerkhove, epidemiologe e OBSH-së, epidemiologe e sëmundjeve infektive, gjithashtu tha gjatë konferencës së së hënës se është e rëndësishmeqë “ne t’i japim përparësi përdorimit të maskave për ata që kanë më shumë nevojë”, në këtë rast punonjësve shëndetësor.

“Ne nuk iu rekomandojmë përdorimin e maskave, përveç nëse jeni infektuar”, tha Van Kerkhove.