Infektuar: 1123
Shëruar: 847
Vdekur: 30
‘Whani i Gjermanisë’ do të kthehet në ‘laborator’ për koronavirusin. Ky është plani

‘Whani i Gjermanisë’ do të kthehet në ‘laborator’ për koronavirusin. Ky është plani

Bota March 31, 2020 - 19:11

Shkencëtarët gjermanë kanë njoftuar atë që ata e përshkruajnë si një studim të llojit të parë se si përhapet koronavirusi dhe si mund të përmbahet, duke përdorur rrethin e goditur më keq në vend, si një laborator të jetës reale.

Virusi është përhapur më gjerësisht në mesin e 250,000 banorëve të Heinsberg, një rreth në veri të Rhine-Westphalia, në kufi me Hollandën, se kudo tjetër në Gjermani, me 1,281 infeksione të konfirmuara dhe 34 vdekje. Më shumë se 550 njerëz janë shëruar nga sëmundja deri më tani. Përparimi i virusit në Heinsberg, me nofkën "Wuhani i Gjermanisë” sipas qytetit kinez ku u shfaq pandemia globale, është midis dy deri në dy javë e gjysmë përpara nga pjesa tjetër e vendit.

Gjatë javëve të ardhshme rrethi do të përdoret nga drejtuesit e viriologjisë dhe një ekip prej 40 studentësh të mjekësisë, si një lloj laboratori për studimin e virusit. "Studimi i grupimeve Covid-19", i nisur të martën në mëngjes, do të ndjekë 1,000 njerëz që janë zgjedhur, sepse ata janë përfaqësues të popullatës gjermane në tërësi.

Rezultatet do të përdoren për të krijuar një plan për mënyrën sesi Gjermania mund të merret me virusin gjatë viteve të ardhshme, tha Prof Hendrik Streeck, kryetari virolog në Universitetin e Bonit.

"Ky është një shans i madh për të gjithë Gjermaninë," tha Streeck në një takim të parlamentarëve që u transmetua drejtpërdrejt në televizion. "Ne do të mbledhim informacione dhe këshilla praktike se si të merremi me Covid-19 dhe si mund të arrijmë kontrollimin e mëtejshëm të tij, pa pasur nevojë që jeta jonë të ndalojë për një periudhë prej vitesh."

Rezultatet e studimit do të kenë potencialisht implikime për vendet e tjera.

Shkencëtarët do të shkojnë në 500 shtëpi, si dhe kopshte dhe spitale, për të studiuar se si përhapet infeksioni. Ata do të shohin çdo aspekt të jetës së përditshme, nga shkalla në të cilën fëmijët ua kalojnë atë të rriturve, si përhapet brenda familjeve , nga telefonat celularë deri te dorezat e dyerve, deri te gotat dhe telekomandat e TV, në atë nëse kafshët shtëpiake mund ta përhapin dhe në qoftë se transferohet përmes llojeve të caktuara të ushqimit.

"Nëse ka mënyra për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në mjedisin tonë, ne duam të dimë se çfarë janë ato, me qëllim të zbulimit se si mund të lëvizim lirshëm në mjedis së bashku,"- tha Streeck.

"Në bazë të gjetjeve tona, ne do të jemi në gjendje të bëjmë rekomandime, të cilat politikanët mund t'i përdorin për të udhëhequr vendimmarrjen e tyre,"- tha Streeck. "Mund të jetë që masat në fuqi tani janë në rregull, dhe ne themi:’ Mos i zvogëloni ato.’ Por unë nuk e pres këtë, unë pres të kundërtën, që ne do të jemi në gjendje të dalim me një gamë të propozime për mënyrën sesi mund të zvogëlohen ndalimet. "

Duke testuar imunitetin ndaj Covid-19 të pjesëmarrësve të studimit, shkencëtarët gjithashtu do të jenë në gjendje të përcaktojnë se cili numër i vlerësuar i rasteve të pazbuluara mund të jetë në mbarë vendin. Rezultatet e para pritet të bëhen publike javën e ardhshme, megjithëse e gjithë mbledhja e provave do të zgjasë disa javë dhe analiza e tij ka të ngjarë të bëhet me muaj dhe vite.

Streeck tha se nuk ishte në dijeni të studimeve të tjera në llojin e tij që po kryhen në pikat e tjera të nxehta, të tilla si Wuhan në Kinë, Ischgl në Austri, Bergamo në Itali ose Alsace në Francë. Ai ishte i befasuar që këshilltarët e qeverisë për çështje të shëndetit publik nuk e kishin idenë tashmë, "sepse në fund të fundit, kontrolli është me interes kombëtar", tha ai.

Ai u shpreh se shpresonte që studimi të ndihmojë vendimmarrësit në "dilemën etike" për të vendosur një ekuilibër midis mirëmbajtjes së jetesës dhe administrimit të shkallës së vdekjes.