Ish-kryeministri i Somalisë vdes nga koronavirusi

Ish-kryeministri i Somalisë vdes nga koronavirusi

Bota April 02, 2020 - 16:35

Somalia ka hyrë në një periudhë zie triditore pasi Nur Hassan Hussein, ish-kryeministri, vdiq në një spital në Londër pas infektimit me koronavirus.

Ai ishte 83 vjeç.

I njohur si Nur Adde, ai ishte kryeministri i vendit të Afrikës Lindore nga nëntori 2007 deri në shkurt 2009.

“Duke njohur përpjekjet e bëra nga i ndjeri për vendin e tij dhe njerëzit e tij, unë shpall tri ditë zi kombëtare, duke ulur flamurin e Republikës Federale të Somalisë në gjysmë, për t’i dhënë Kryeministrit Nur Adde respektin që meriton”, tha Presidenti Mohamed Abdullahi Farmajo tha në një deklaratë.

Lindur në Mogadishu në 1937, kur pjesa jugore e vendit ishte nën sundimin italian, Huseini u arsimua në qytet para se të bashkohej me forcat e policisë kur vendi fitoi pavarësinë në 1960.

Në Somali janë vetëm pesë raste të raporturara me koronavirus dhe asnjë vdekje, shkruan Al Jazeera.