Infektuar: 1128
Shëruar: 850
Vdekur: 30
Shokohet Franca: 2,475 viktima nga Covid-19 brenda dy ditësh

Shokohet Franca: 2,475 viktima nga Covid-19 brenda dy ditësh

Bota April 03, 2020 - 21:26

Franca ka shokuar mbarë botën pasi në dy ditët e fundit ku janë regjistruar 2,475 viktima.

1355 viktima janë shënuar më datën 2 prill dhe 1,120 ditën e sotme.

Kjo është një rritje jashtëzakonisht e madhe ku deri para ditës së djeshme shifra më e lartë ditore ka qenë 509. Numri i viktimave tashmë ka shkuar në 6,507.

Numri i të infektuarve është 43,823 ndërsa 6,662 janë në gjendje serioze për jetën. Sot janë shtuar 5,233 raste të reja.

Ndërsa të shëruar janë 14,008. Franca është vendi që ka shënuar më shumë viktima në një ditë.