Papa Françesku: Njerëzit janë më të rëndësishëm se sa ekonomia

Papa Françesku: Njerëzit janë më të rëndësishëm se sa ekonomia

Bota May 31, 2020 - 14:21

 

Pasi vendet po vendosin shumë shpejt rihapjen e bizeneseve e kufijve nga bllokimet e koronavirusit, Papa Françesku, në një dalje para njerëzve, tha të dielën se njerëzit janë më të rëndësishëm sesa ekonomia.

Françesku bëri komentet e tij, jo nga skenari i përgatitur, nga dritarja e tij me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit, tre muaj pas mbylljes kur Italia po tenton t’i jap fund masave ndaj koronavirusit, shkruan "Reuters", transmeton "Zeri.info".

"Shërimi i njerëzve, jo kursimi i parave për të ndihmuar ekonominë (është e rëndësishme). Ne njerëzit jemi tempuj të Frymës së Shenjtë, jo ekonomia”, tha Françesku.

Françesku nuk përmendi asnjë vend. Shumë qeveri janw nw mes tw vendimit nëse do të rihapin ekonomitë e tyre për të kursyer vende pune dhe standarde jetese, ose nëse do të mbajnë bllokime deri sa të sigurohen se virusi është plotësisht nën kontroll.

Fjalët e Papës u pritën me duartrokitje nga qindra njerëz në shesh, shumë prej të cilëve mbanin maska ëdhe mbajtën distancwn prej disa metrave larg njëri-tjetrit. Sheshi u rihap për publikun të hënën e kaluar.

Herën e fundit që Papa dha mesazhin dhe bekimin e tij nga dritarja ishte 1 mars, para se Italia të vendoste bllokimin ndaj virusit, I cili la të vdekur më shumë se 33,000 njerëz.

Ai, të dielen, tha se shpresonte se bota do të dilte nga kriza më e bashkuar, sesa e përçarë.

Kufizimet e fundit do të hiqen të mërkurën./ZERI

Image

Image