Japonia me vaksinë ndaj COVID-19 nga qershori i 2021-ës

Japonia me vaksinë ndaj COVID-19 nga qershori i 2021-ës

Bota June 05, 2020 - 19:27

Japonia ka për synim që të fillojë përdorimin e vaksinave të koronavirusit nga qershori i 2021-ës, tha kështu ministri i shëndetësisë të premten, ndërkohë që vendi po përpiqet të jetë plotësisht i gatshëm për të pritur deri atëherë.

Prodhuesit e drogës, në të gjithë botën, po provojnë që të zhvillojnë një trajtim apo vaksinë ndaj COVID-19, sëmundja respiratore e cila shkaktoi numër të lartë të infeksioneve të koronavirusit të ri i cili ka vrarë tashmë rreth 400 mijë njerëz në gjithë botën, shkruan “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.

“Ne do të sigurojmë lehtësime të prodhimit paralelisht me zhvillimin e shpejtë të vaksinave", tha ministri i Shëndetësisë Katsunobu Kato, ndërsa tregoi planet që të kenë një vaksinë në përdorim deri në fund të gjysmës së parë të 2021-ës.

Qeveria japoneze ka ndarë 1.34 miliardë dollarë për prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave.

Shionogi & Co dhe AnGes Inc janë firmat farmaceutike japoneze që zhvillojnë vaksina të koronavirusit.

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë prova masive që përfshijnë 100,000 deri 150,000 vullnetarë në total, me qëllimin për të dalë me një vaksinë efektive deri në fund të këtij viti.

Japonia nuk ka përjetuar numër të lartë të infeksioneve të koronavirusit, të cilat janë parë në vende të tjera në botë. Vendi, deri më tani, ka raportuar rreth 17,000 raste të konfirmuara dhe 900 vdekje nga COVID-19./ZERI