Biden siguron nominimin për president të SHBA-së

Biden siguron nominimin për president të SHBA-së

Bota June 06, 2020 - 09:41

Ish- nënpresidenti i SHBA-së, Joe Biden siguroi delegatë të mjaftueshëm për t'u nominuar zyrtarisht si kandidat i Partisë Demokratike për president të Shteteve të Bashkuara.

Një kandidati i duhen të paktën 1.991 delegatë për të siguruar nominimin. Biden kaloi pragun kur rezultatet u publikuan në orët e vona të premten pasi shtatë shtete dhe Distrikti i Kolumbisë mbajtën zgjedhjet presidenciale në fillim të javës, shkruan “Reuters”.

Arritja ishte një formalitet pasi Biden u bë kandidati i supozuar kur rivali i tij kryesor, Bernie Sanders, u largua nga gara në prill.

“Ishte nder që së bashku të garojmë në njërin ndër grupet më të talentuara të kandidatëve që Partia Demokratike i ka vendosur ndonjëherë dhe e them me krenari që do të futemi në këto zgjedhje si parti e bashkuar”, ka thënë Joe Biden, të premtën, transmeton Zeri.info

Në një moment, kishte më shumë se 20 kandidatë, mirëpo disa u tërhoqën pasi që shanset e tyre ishin të vogla.