Washingtoni në përgatitje të protestës më të madhe në histori

Washingtoni në përgatitje të protestës më të madhe në histori

Bota June 06, 2020 - 16:40

 

Protestues të shumtë pritet që të mblidhen në Washington, për një protestë të madhe të shtunën, njoftoi shefi i policisë së vendit, e gjitha kjo pas marshimeve të shumta të amerikanwve nëpër rrugë të cilat po hyjnë në ditën e 12-të.

Në rrjete sociale janë parë thirrje të disa aktivistëve që të marrin pjesë në protestë, në kryeqytet, një million njerëz, shkruan “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.

"Ne kemi një informacion i cili na njofton se protesta e cila planifikohet të organizohet këtë të shtunë do të jetë një nga më të mëdhatw që kemi pasur ndonjëherë në kryeqytet", tha shefi i policisë në Washington DC, Peter Newsham, për mediat lokale, duke shtuar se pjesa më e madhe e qendrës së qytetit do të ketë trafikun e mbyllut që nga fillimi i ditës.

Mediat lokale kanë parashikuar dhjetëra mijëra të pranishëm në këtë protestë.

Të premten, marshime dhe tubime u organizuan në Atlanta, Los Angeles, Minneapolis, Miami, New York dhe Denver, ndërsa protestuesit u mblodhën përsëri, masivisht, para Shtëpisë së Bardhë.

George Floyd, 46 vjeç, vdiq më 25 maj në Minneapolis pasi një oficer policie e mbërtheu me gju në qafë, në tokë, për gati nëntë minuta. Vrasja ka ngjallur reagime të shumta në të gjithë Shtetet e Bashkuara kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë, dhe poashtu protesta në të gjithë botën./ZERI