Argjentina ndalon fluturimet deri më 1 shtator

Argjentina ndalon fluturimet deri më 1 shtator

Bota July 01, 2020 - 08:43

Argjentina i ndaloi të gjitha fluturimet komerciale, të brendshme dhe ndërkombëtare, deri më 1 shtator, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet thanë se kompanitë ajrore nuk duhet të shesin bileta për fluturime që nuk do të realizohen gjatë katër muajve të ardhshëm.

Administrata Kombëtare e Aviacionit Civil tha se 1 shtatori është një datë “e arsyeshme” për rikthimin e fluturimeve.

Grupet e industrisë së aviacionit paralajmëruan se mijëra njerëz mund të humbin punën.

Agjencia ndërkombëtare e aviacionit, “Iata”, ia dërgoi një letër qeverisë argjentinase, duke thënë se vendimi shkel marrëveshjet bilaterale dhe se rrezikon më shumë se 300.000 vende pune në Argjentinë.

Argjentina i ka mbyllur kufijtë për shtetasit e huaj në mars, duke vendosur masa të ashpra karantine.

Ky vend ka afro 4.000 të infektuar me koronavirus dhe 192 viktima.