Jep dorëheqje kryeministri francez
Foto: Reuters

Jep dorëheqje kryeministri francez

Bota July 03, 2020 - 10:09

Kryeministri francez, Edouard Philippe, bashkë me qeverinë e tij, kanë dhënë dorëheqje, të cilën presidenti Emmanuel Macron e ka pranuar, sipas Pallatit Elysee.

Nuk janë dhënë arsye për këtë veprim, por një ndryshim i kabinetit është pritur tani e një kohë pasi Macroni premtoi se do të hartojë një kurs të ri për dy vitet e mbetura në pushtet, raporton “AlJazeera”.

Qeveria do të vazhdojë të merret me “çështjet ditore” derisa të formohet një qeveri e re, ka thënë presidenca franceze, duke theksuar se kryeministri i ri pritet të emërohet “për pak orë”, transmeton Zeri.info.

Sipas ligjeve në Francë, kryeministri i dorëhequr mund të riemërohet në atë pozitë.

Megjithatë, nuk është bërë e qartë nëse Philippe do të thirret për ta formuar qeverinë e re.