Macroni emëron Jean Castexin kryeministër të Francës

Macroni emëron Jean Castexin kryeministër të Francës

Bota July 03, 2020 - 14:55

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar nëpunësin e lartë civil, Jean Castex, i cili hartoi politikën për lehtësimin e masave të izolimit gjatë pandemisë, si kryeministrin të ri të vendit.

Vendimi është pjesë e një riorganizimi qeveritar.

Castex, 55 vjeç, ka shërbyer gjithashtu si president i Agjencisë Kombëtare të Sporteve në Francë dhe ka mbikëqyrur përgatitjet për lojërat olimpike “Paris 2024”.

Pallati “Elysee” njoftoi emërimin më 3 korrik, vetëm disa orë pasi Edouard Philippe dha dorëheqjen si kryeministër.

Masa e Macronit për të rifreskuar qeverinë e tij vjen pasi partia e tij shënoi humbje në zgjedhjet lokale.

Vëzhguesit thonë se zëvendësimi i Philippesit, i cili është më i popullarizuar në publik sesa presidenti, mund të provokojë një bixhoz të rrezikshëm politik për Macronin, pasi ish-kryeministri mund të dalë si një rival presidencial më 2022-n.