Kina regjistron vetëm katër raste të reja me COVID-19

Kina regjistron vetëm katër raste të reja me COVID-19

Bota July 10, 2020 - 08:05

Kina ka befasuar me numër të ultë të rasteve ditore me COVID-19.

Kina raportoi katër raste të reja të koronavirusit në kontinent për 9 korrik, nga nëntë një ditë më parë, tha autoriteti shëndetësor të premten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Të katër nga infeksionet e reja ishin importuar raste, sipas një deklarate të Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

Kina raportoi gjithashtu tre pacientë të rinj asimptomatikë, krahasuar me gjashtë raste të tilla një ditë më parë.