Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Përfshihen nga zjarri, vdesin 11 pacientë me COVID-19 në Indi

Përfshihen nga zjarri, vdesin 11 pacientë me COVID-19 në Indi

Bota August 09, 2020 - 19:07

Një zjarr ka përfshirë në mëngjesin e sotëm një hotel në jug të Indisë, ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19, duke shkaktuar vdekjen e 11 prej tyre, kanë njoftuar autoritetet e Indisë.

Është incidenti i dytë i këtij lloji që po ndodh këtë muaj.

Zjarri ka përfshirë hotelin “Swarna Palace” në Vijayawada në shtetin Andhra Pradesh rreth orës 5 të mëngjesit. Forcat e shpëtimit kanë arritur të evakuojnë personat që kishin mbetur të ngujuar brenda në hotel , raporton agjencia AP.

Së paku 22 persona janë dërguar në spitale nga hoteli. Dyshohet se shkaku i zjarrit është një çark i shkurtër në energji elektrike.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe i ka siguruar të mbijetuarit se do të ofrojë gjithë përkrahjen e mundshme.

Është rasti i dytë që një zjarr ka shpërthyer në një vend ku po trajtohen pacientët me COVID-19. Të enjten, tetë persona kanë vdekur nga zjarri në njësitin e kujdesit intensiv në një spital privat për të trajtuar pacientët me COVID-19 në Ahmedabad.