Infektuar: 15142
Shëruar: 12674
Vdekur: 615
Ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në Paris

Ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në Paris

Bota August 15, 2020 - 16:54

Franca në fillimin e pandemisë ishte njëra ndër rajonet më të goditura nga koronavirusi.

Tashmë ka më pak raste të të infektuarve, mirëpo me masat e reja në Paris ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, shkruan Forbes, përcjell Klan Kosova.

Vendosja e detyrueshme e një maskë mbrojtëse në fytyrë, e cila tashmë është në fuqi në disa pjesë të qytetit, janë shtrirë këtë mëngjes edhe në Champs Elysees dhe në pjesën qendrore të qytetit ku ndodhet muzeu i Louvre.

“Nëse situata epidemiologjike përkeqësohet përsëri, vendosja e maskës mund të jetë e detyrueshme në të gjithë kryeqytetin”, shtoi policia.

Maska ka qenë e detyrueshme që nga e hëna në disa pjesë të Parisit, përfshirë në shëtitjet përgjatë lumit Seine.

Kujtojmë se Franca deri tani ka 212,211 të infektuar me COVID-19, 30,406 të vdekur dhe 83,848 të shëruar sipas World Meters.