Polonia nxjerr ushtrinë në rrugë

Polonia nxjerr ushtrinë në rrugë

Bota August 15, 2020 - 21:39

Polonia zhvilloi sot të parën paradë ushtarake përpara varrit të Ushtarit të Panjohur në kushtet e koronavirusit në përkujtim të 100-vjetorit e betejës së Varshavës. I ftuari i nderit në këtë paradë ishte Sekretari amerikan i Shtetit  Mike Pompeo.

Ai nënshkroi me qeverine polake marreveshjen per zhvendosjen e 1 mijë ushtarëve amerikanë nga Gjermania ne territorin polak. Rreth 4500 trupa amerikane ndodhen aktualisht në Poloni. Muajin e kaluar, në përputhje me kërkesën e Presidentit Donald Trump, Pentagoni njoftoi se rreth 12,000 trupa ushtarake do të tërhiqeshin nga Gjermania per t’u zhvendosur drejt vendet e tjera të Evropës, përfshirë Poloninë.

Trump është ankuar se Gjermania nuk shpenzon sa duhet për mbrojtje duke e ka akuzuar Merkel për dështimin në dhënien e kontributit financiar për NATO-n në masën 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Gjatë paradës, presidenti polak Andrzej Duda tha se vendi i tij u gjet 100 vite me parë nën sulmin bolshevik te Ushtrisë së Kuqe komuniste. Presidenti polak nënshkroi aktin për dhënien e parave për njerëzit që ishin internuar ose dëbuar në Bashkimin Sovjetik në 1936-1956.

Në Poloni, pritja për Pompeon ishte veçanërisht e këndshme duke pasur parasysh miqësinë midis Trump dhe Presidentit konservator polak Duda, i cili u betua për një mandat të dytë 5-vjeçar në fillim të këtij muaji pas zgjedhjeve të kontestuara ashpër nga BE-ja.

Shumë nga politikat e partisë Ligji dhe Drejtësia të presidentit Duda e kanë vendosur Poloninë në polemika me Bashkimin Evropian, për përpjekjet e tij “për riformatimin e gjyqësorit kundër sundimit të ligjit dhe demokracisë” në vendin e tij anëtar të BE.

Tv Klan