Australi, për më shumë se tre muaj raportohet numri më i ulët i të infektuarve brenda ditës

Australi, për më shumë se tre muaj raportohet numri më i ulët i të infektuarve brenda ditës

Bota September 21, 2020 - 09:17

Australia ka raportuar të hënën numrin më të ulët të rasteve ditore të të infektuarve me koronavirus në një periudhë prej më shumë se tre muajve.

Pavarësisht kësaj, autoritetet e Victorias, “zona e nxehtë e virusit”, thanë se ende nuk mund të ndërmarrin diçka në lehtësimin e masave, shkruan “Reuters”, transmeton “Zeri.info”.

Që nga 14 qershori Australia nuk ka shënuar numër më të vogël të të infektuarve brenda një dite, ku del se 16 infeksionet e reja janë “kërcimi” më i vogël ditor i Australisë në këtë periudhë.

Brenda ditës aty u raportuan dy të vdekur nga koronavirusi.

“Kjo dritë në fund të tunelit po afrohet çdo ditë”, u tha gazetarëve Nick Coatsworth, zëvendëszyrtari kryesor mjekësor në Canberra.

Pjesa më e madhe e rasteve të reja erdhi nga shteti juglindor Victoria, i cili është epiqendra e valës së dytë të infeksioneve në Australi. Në Victoria në 24 orët e fundit 11 persona rezultuan pozitivë, një rënie kjo nga një rekord ditor prej 725 rasteve të reja në fillim të gushtit.

Sipas kryeministrit të shtetit, Daniel Andrews, është ende shumë herët për të shpejtuar lehtësimin e masave antikoronavirus. /Zëri