Shefat e teknologjisë do të paraqiten për të dëshmuar mbi gjuhën e urrejtjes

Shefat e teknologjisë do të paraqiten për të dëshmuar mbi gjuhën e urrejtjes

Bota October 28, 2020 - 14:32

Shefat ekzekutivë të “Facebook”-ut, “Google”-s dhe “Twitter”-it do të paraqiten në Kongres të mërkurën për t’u përballur me pyetje nga politikanë në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin në platformat e tyre, raporton BBC.

Kompanitë e mediave sociale janë përballur me vëzhgim në këto zgjedhje se sa kontroll ata ushtrojnë mbi përmbajtjen mashtruese, transmeton “Zeri.info”.

Komiteti i Tregtisë i Senatit do të dëgjojë nga Mark Zuckerberg i “Facebook”-ut, Jack Dorsey i “Twitter”-it dhe Sundar Pichai i “Google”-s. Drejtorët ekzekutivë pritet të mbrojnë një ligj, që thotë se kompanitë e tyre nuk janë përgjegjëse për përmbajtjen e përdoruesve në platformat e tyre dhe gjithashtu lejon moderatorët të heqin postime të pakëndshme.

Legjislacioni i Seksionit 230 është kritikuar nga politikanët Republikanë dhe Demokratë, të cilët janë të shqetësuar për gjigandët e teknologjisë, që ushtrojnë ndikim mbi atë që mund dhe nuk mund të thuhet në internet. /Zëri