Propozohet ligji antidiskriminim për personat LGBTI në Itali

Propozohet ligji antidiskriminim për personat LGBTI në Itali

Bota October 28, 2020 - 14:53

Në Itali pritet të votohet projekt-ligji, që ndalon çdo lloj forme diskriminimi apo krimi ndaj personave homoseksualë. Ky ligj, që mbron të drejtat njerëzore të personave që bëjnë pjesë në grupin LGBT+, mendohet të ndëshkojë aktet e homofobisë deri në katër vjet burg për personat përgjegjës.

“24 vjet kaluan që nga propozimi i parë të ligjit që lufton homofobinë. Gjate kesaj kohe, parlamenti ka provuar gjashtë herë të pranojë një ligj, por seciliën here ka dështuar. Në këto vite, diskriminimet dhe dhuna homofobike ka vazhduar të ndikojë në shumë persona, sidomos të rinjtë, vetëm për atë që ata janë apo dashurojnë, raporton Euronews

Politikani i Partisë Demokratike në Itali Alessandro Zan, është shprehur se homofobia apo fobi të ngjashme, i kanë rrënjët në kulturën konservatore e cila dhe sot po ushqehet nga një debat politik gjithnjë e më shumë intolerant ndaj ndryshimeve”transmeton Zeri.info

Megjithatë ky propozim ka sjellë kundërshtime nga opozita italiane, kryesisht nga parti si “Lega Nord” apo “Fratelli d'Italia”, të cilët shprehen se ligji është një sulm ndaj lirisë së fjalës. Matteo Salvini është shprehur gjatë një konference për shtyp se “Nuk ka asnjë diskriminim në Itali”.

Edhe Vetë Papa Francesko, që i bije me qenë i pari ne historine e Vatikanit është shprehur pro kësaj çështjeje, duke thënë gjatë një dokumentari se “personat homoseksualë kanë të drejtë të kenë një familje”. Megjithatë, shumë nga Kisha Katolike janë shprehur kundër ligjit të propozuar.

Nëse ky ligj miratohet, personat homoseksualë do të jenë më të barabartë me të tjerët, si dhe do të çojë që shkolla të japë leksione për ndërgjegjësimin e nxënësve mbi homoseksualitetin dhe homofobinë. Gjithashtu do t’i sigurojë një shumë prej 4 milionë euro në vit organizatave dhe fushatave që luftojnë homofobinë./Zëri