Të paktën 25 të vdekur dhe shumë të tjerë rezultojnë të humbur pasi tajfuni “Molave” goditi Vietnamin

Të paktën 25 të vdekur dhe shumë të tjerë rezultojnë të humbur pasi tajfuni “Molave” goditi Vietnamin

Bota October 29, 2020 - 14:04

Vietnami vendosi qindra ushtarë dhe makineri të rënda të enjtën për të kërkuar të mbijetuarit pas rrëshqitjeve të tokës që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm nga tajfuni Molave, e cila u cilësua si një nga tajfunët më të fortë që ndodhi në rajon në dekada, raporton CNN

Rrëshqitjet e tokës, të cilat goditën zonat e thella në provincën qendrore të Quang Nam të mërkurën vonë, vranë 13 njerëz me 40 të zhdukur ndërsa përpjekjet e shpëtimit u penguan nga moti i keq në fund të stuhisë, tha qeveria. Media shtetërore tha se 12 peshkatarë vdiqën në det.

Zëvendës Kryeministri Trinh Dinh Dung tha në një deklaratë "Ne mund të parashikojmë rrugën e stuhisë ose sasinë e shiut, por nuk mund të parashikojmë kur ndodhin rrëshqitjet e tokës,"

"Rruga është e mbuluar nën baltë të thellë dhe shirat e mëdha janë ende duke goditur zonën, por puna e shpëtimit duhet të kryhet shpejt."

Televizioni shtetëror tha se dy anije të marinës ishin mobilizuar për t'i gjetur trupat e 12 peshkatarëve që u gjetën të enjten pasi anijet e tyre u fundosën ndërsa përpiqeshin të ktheheshin në breg dy ditë më pare dhe 14 të tjerë ishin ende të zhdukur.

Që nga fillimi i tetorit, Vietnami është goditur nga stuhitë, shirat e mëdha dhe përmbytjet që kanë prekur më shumë se një milion njerëz.

Qeveria tha se Tajfuni Molaveë i njohur gjithashtu si Quinta, kishte lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe ka dëmtuar 56,000 shtëpi. Ai është dobësuar pasi bëri zbarkimin të mërkurën dhe pritet të arrijë në Laos të enjten vonë.

Shi i madh deri në 700 milimetra do të vazhdojë në pjesë të Vietnamit qëndror deri të shtunën, tha agjencia e motit.

Autoritetet e katastrofës thanë të enjten para se të godiste Vietnamin, Tajfuni Molave ëkaloi nëpër Filipine, ku shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje të dheut që kishin vrarë të paktën 16 njerëz./Zëri