Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
“Pfizer” dhe “BioNTech” aplikojnë për autorizimin e vaksinës

“Pfizer” dhe “BioNTech” aplikojnë për autorizimin e vaksinës

Bota November 21, 2020 - 16:42

Firma amerikane Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech kanë kërkuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA një autorizim emergjent të përdorimit të vaksinës së tyre të koronavirusit.

Kjo është vaksina e parë kundër Covid-19 që kërkon një miratim në Shtetet e Bashkuara.

Vetëm pak orë pas regjistrimit të aplikimit, FDA tha se ka planifikuar një takim të panelit të saj këshillimor të jashtëm në datën 10 Dhjetor për të diskutuar për autorizimin e vaksinës së Pfizer dhe BioNTech dhe përdorimit emergjent të saj.

“FDA pranon që transparenca dhe dialogu janë thelbësore që publiku të ketë besim në vaksinat Covid-19. Unë dua të siguroj popullin amerikan se procesi i FDA dhe vlerësimi i të dhënave për një vaksinë potenciale Covid-19 do të jetë aq i hapur dhe transparente sa të jetë e mundur”.

Procesi pritet të zgjasë disa javë nga momenti i aplikimit teksa synimi kryesor i prodhuesve të vaksinës është që ajo të jetë e disponueshme për përdorim në Shtetet e Bashkuara nga mesi deri në fund të Dhjetorit.

Kërkesa në drejtim të FDA ka ardhur pas rezultateve të provës klinike të fazës 3 të vaksinës së Pfizer, sipas së cilës ajo rezultoi se ishte 95% efektive në parandalimin e infeksioneve.

Verifikimet e administratës do të përqëndrohen në sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës dhe në rast se ajo do të miratohet, kompanitë kanë parashikuar një shpërndarje prej 50 milionë Dozash në mbarë botën vetëm për Dhjetorin.

Ndërsa për vitin 2021 Pfizer dhe Biontech përllogarisin deri në 1,3 miliardë vaksina, teksa qytetarët që do ta marrin atë, do të aplikojnë dy doza brenda tre javësh.

Tv Klan