Infektuar: 38431
Shëruar: 23754
Vdekur: 989
Erdogani thotë se Turqia e sheh veten si pjesë të Evropës

Erdogani thotë se Turqia e sheh veten si pjesë të Evropës

Bota November 22, 2020 - 16:29

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia e sheh veten si një pjesë të pandashme të Evropës.

Por, ai ka shtuar se Turqia nuk do të dorëzohet para sulmeve dhe standardeve të dyfishta, shkruan Reuters.

“Ne e shohim veten si një pjesë e pandashme e Evropës … Megjithatë kjo nuk do të thotë që ne do të përkulemi ndaj sulmeve të hapura ndaj vendit dhe kombit tonë, padrejtësive dhe standardeve të dyfishta”, ka thënë Erdogan para anëtarëve të Partisë AK, transmeton Klan Kosova.

“Ne nuk besojmë se kemi ndonjë problem me ndonjë vend që nuk mund të zgjidhet përmes politikës, dialogut ose negociatave”.