Ulje e dukshme e viktimave në Itali, epidemiologët: Mos të ulim vëmendjen, rrezik festat e dhjetorit

Ulje e dukshme e viktimave në Itali, epidemiologët: Mos të ulim vëmendjen, rrezik festat e dhjetorit

Bota November 29, 2020 - 19:27

Vijon trendi në rënie i bilancit italian të COVID-19.  Sipas autoriteteve lokale, në 24 orë te fundit janë regjistruar 20.648 raste, kundër më shumë se 26 mijë të ditës së kaluar. Në ulje të dukshme edhe viktimat, 541 kundër 686 të bilancit të mëparshëm.

Lombardia, Veneto, Kampanja dhe Piemonte mbeten rajonet më të goditura, ndërkohë që në nivel kombëtar ulet disi edhe raporti kontrolle/pozitivitete, që është tashmë 11.7%.

Pacientët me COVID-19 në spitalet italiane janë 32.879, ato në terapi intensive 3753, të dhëna në ulje dhe që sjellin një optimizëm të moderuar tek epidemiologët italianë, që gjithsesi evidentojnë rrezikun  e një ngritje dramatike të kurbës në rast se gjatë  periudhës së festave në dhjetor do të lirohen masat e tanishme.