Vdes ish-presidenti francez Giscard D’Estaing
Bota
December 03, 2020 - 00:05
Ish-presidenti francez Valery Giscard d’Estaing ka vdekur në moshën 94-vjeçare. D’Estang ka qenë president nga viti 1974 deri në 1981.
Prej disa muajsh ndodhej në spital, fillimisht për probleme në mushkri dhe më pas kardiake.
President i dashur nga francezët për qasjen liberale, Giscard D’Estaing ka qenë protagonist i modernizimit të vendit./A2