Ushtria amerikane teston armën më precize ndonjëherë
Bota
December 25, 2020 - 14:58
Ushtria amerikane ka kryer testimet e “super armës”, duke goditur kështu një cak me lartësi rreth 70 kilometrash.
Siç shkruan dailymail, testimi ka thyer rekord sa i përket precizitetit dhe distancës më të gjatë në historinë e mjeteve ushtarake amerikane.
Arma e testuar në Arizona, është zhvilluar me qëllim që të mund ta godasë armikun në distanca të mëdha pa rrezikuar territorin e saj.
Sipas autoriteteve amerikane, kjo armë pritet të futet në përdorim nga viti 2023./EO