Rusia dënon me 30 ditë burgim Navalnyn
Foto: VOA

Rusia dënon me 30 ditë burgim Navalnyn

Bota January 18, 2021 - 16:12

Figura më e shquar e opozitës ruse është burgosur për 30 ditë, pasi u kthye në Moskë për herë të parë që kur u helmua vitin e kaluar. Alexei Navalny, 44-vjeç, u arrestua menjëherë pasi aeroplani nga Gjermania zbarkoi të dielën në Moskë.

Prokurorët thonë se Navalny shkeli lirimin me kusht, pas një dënimi të dhënë për përvetësim fondesh. Ndërkohë avokatët e tij thonë se ky është një proces i motivuar politikisht. Liderët amerikanë dhe evropianë kanë bërë thirrje për lirimin e tij, raporton Zëri i Amerikës.

Dhjetëra mbështetës të Navalnyt dolën më 17 janar në aeroportin “Vnukovo” për ta pritur atë. Autoritetet ruse thanë se këto tubime ishin të paligjshme dhe dhjetëra persona u arrestuan.

Në Gjermani, Navalny u trajtua për disa muaj, pasi në gusht të vitit të kaluar u helmua.

Navalny ka thënë se helmimi i tij është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.