Bideni thotë se ndalesat e udhëtimit do të qëndrojnë pavarësisht urdhrit të Trumpit

Bideni thotë se ndalesat e udhëtimit do të qëndrojnë pavarësisht urdhrit të Trumpit

Bota January 19, 2021 - 08:18

Zëdhënësja e presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden thotë se SHBA do të mbajë ndalimet e udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar, pjesën më të madhe të BE-sëdhe Brazilit – pavarësisht nga një urdhër nga presidenti Donald Trump për t’i hequr ato.

Shtëpia e Bardhë vendosi të hënën që ndalimi i hyrjes do të mbaronte në 26 janar – gjashtë ditë pasi Biden të marrë detyrën, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Por zëdhënësja e Bidenit, Jen Psaki, tha në Twitter se tani nuk ishte koha për të lehtësuar masat e udhëtimit.

Biden pritet të inaugurohet të mërkurën.

SHBA vendosi kufizimet në Evropë marsin e kaluar dhe ndalimi i hyrjes braziliane u vendos në maj.