Tërmet me magnitudë 6.8 ballë në Argjentinë

Tërmet me magnitudë 6.8 ballë në Argjentinë

Bota January 19, 2021 - 09:31

Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë goditi Argjentinën perëndimore-qendrore të hënën, i pasuar nga të paktën pesë goditje të tjera që tronditën ndërtesat dhe rrëzuan produktet nga raftet e supermarketeve. Reuters raporton se nuk pati raportime të menjëhershme për lëndime.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 10 km tha Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ), me epiqendrën e tij të vendosur 40 km në jug të provincës së San Juan.

Bazuar në të dhënat e disponueshme, nuk ka kërcënim për tsunami në këtë kohë, sipas Qendrës së Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor (PTWC)./A2NEWS