Gjermania do të fusë në kampe refugjatësh dhe qendra riedukimi ata që thyejnë karantinën

Gjermania do të fusë në kampe refugjatësh dhe qendra riedukimi ata që thyejnë karantinën

Bota January 19, 2021 - 12:52

Gjermanët që thyejnë rregullat e karantinës do të izolohen nëpër spitale dhe kampe refugjatësh. Nisma konsiderohet e nevojshme nga autoritetet për të frenuar numrin e rasteve dhe viktimave nga koronavirusi.

Më shumë se 2 milionë persona raportohet të jenë konfirmuar me Covid-19 që nga nisja e pandemisë në vend, ndërsa numri i viktimave është 46633.

Saksonia ka konfirmuar planet për të futur shkelësit e karantinës në një seksion më vete të një kampi refugjatësh, që pritet të ndërtohet javën e ardhshme. Zyrtarë të landit thanë se kjo do të bëhet vetëm për personat që do të jenë shkelës të përsëritur të rregullave të karantinës.

Ndërsa në landin jugperëndimor, Baden-Württemberg, do të përdoren spitalet për të izoluar shkelësit, nën ruajtjen e policisë. Në Brandenburg, autoritetet do të fusin shkelësit në qendrat e refugjatëve, ndërsa në landin Schleswig-Holstein në qendrat e riedukimit të të miturve.

Ekspertë ligjorë thanë për gazetën gjermane “Die Welt” se qeveritë lokale të landeve kanë fuqi për ta bërë këtë gjë, bazuar në Aktin e Mbrojtjes nga Sëmundjet, miratuar fillimisht në mars dhe rinovuar në nëntor nga Bundestagu.

Plani është kritikuar nga partia opozitare Alternative fur Deutschland, deputetja e saj Joana Coatar, akuzoi qeverinë e Saksonisë se ka lexuar më shpesh sesa duhet librin e George Orwell, “1984”./A2NEWS