Rreth 500 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Zvicër

Rreth 500 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Zvicër

Bota January 19, 2021 - 13:14

Zvicra ka regjistruar rreth 500 mijë raste të reja të infektuara me COVID-19 deri tani, ndërsa rreth 9 mijë persona vlerësohet se kanë humbur betejën me këtë virus në këtë shtet.

499 mijë e 931 persona vlerësohet të jenë infektuar deri tani me COVID-19 në Zvicër, raporton gazeta “Express”.

Kështu paraqitet në faqen botërore të statistikave, “Worldometers.info”.

Sipas kësaj faqeje, Zvicra radhitet e 33-ta në botë për nga numri i rasteve të infektuara.

Deri tani në këtë shtet kanë vdekur 8 mijë e 792 persona nga COVID-19.

317 mijë e 600 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa 173 mijë e 539 raste janë aktive me të.

Deri tani në Zvicër janë kryer 4 milionë e 26 mijë e 690 testime për COVID-19. /Express