Hajduti qorton nënën pse e la fëmijën në veturën që e kishte vjedhur
Foto ilustruese

Hajduti qorton nënën pse e la fëmijën në veturën që e kishte vjedhur

Bota January 19, 2021 - 16:16

Një hajdut veturash që gjeti një vogëlush në ulësen e prapme të një veture të vjedhur, u kthye prapa dhe e shau nënën pse e kishte lënë fëmijën pa mbikëqyrje në veturë, para se të ikte sërish, ka thënë policia në Oregon.

Gruaja hyri në një dyqan zarzavatesh rreth 5 metra nga vetura të shtunën, duke e lënë fëmijën e saj 4-vjeç brenda në veturë me motorin ndezur dhe veturën e pambyllur, tha zëdhënësi i policisë së Beaverton, oficeri Matt Henderson, raporton “wgntv”.

Një punonjës i dyqanit i kishte thënë autoriteteve se gruaja ishte në dyqan për pak minuta para se dikush t’ia merrte automjetin asaj, transmeton Zeri.info.

Kur hajduti e kishte kuptuar se vogëlushi ishte në ulësen e prapme, ai u kthye, e shau gruan pse e kishte lënë fëmijën pa mbikëqyrje, i tha gruas ta merrte fëmijën dhe iku me veturën e vjedhur.

“Ai në të vërtetë i mbajti leksion nënës pse e kishte lënë fëmijën në veturë dhe e kërcënoi se do t’ia thërriste policinë”, tha Henderson.

Henderson tha se gruaja nuk bëri asgjë të gabuar dhe ishte afër fëmijës. Ai tha se incidenti shërbeu si një “përkujtues i mirë për kujdes të shtuar” me fëmijët.

“Natyrisht se jemi falënderues që e solli vogëlushin prapa”, tha Henderson.

Makina u gjet disa orë më pas në Portland por policia ende është në kërkim të hajdutit. /Zëri