Autoritetet spanjolle gjejnë dy tonë kokainë të fshehur në qymyr

Autoritetet spanjolle gjejnë dy tonë kokainë të fshehur në qymyr

Bota January 19, 2021 - 16:38

Policia spanjolle ka sekuestruar më shumë se dy tonë kokainë dhe ka arrestuar 12 persona të dyshuar të përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës, me lidhje me Paraguain dhe Brazilin.

Autoritetet hetuan rrjetin për më shumë se një vit, edhe pse anëtarët e tij ishin përpjekur të mbulonin gjurmët duke ngritur biznese të ligjshme.

Hetimi arriti kulmin me kapjen e 2065 kilogramëve, të fshehur në një ngarkesë prej 40000 kilogramësh qymyr në portin e Algeciras në Spanjën Jugore.

Policia bashkoi strukturën e rrjetit, i cili përfshinte dy familje me anëtarë kryesorë në Brazil dhe Paraguai që koordinonin dërgesat e kokainës, ndërsa të tjerët në Sevilje krijuan biznese që duket se ishin të lidhura për importimin e qymyrit, orizit, ose produkteve mjekësore.

Gjatë hetimit, agjentët kontrolluan gjithashtu 16 shtëpi dhe biznese, si dhe pothuajse 200 kontejnerë të dërguar në Spanjë nga Brazili dhe Paraguai. /A2