Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Trazira në 3 burgje në Ekuador, mbi 50 viktima

Trazira në 3 burgje në Ekuador, mbi 50 viktima

Bota February 23, 2021 - 21:03

Policia e Ekuadorit konfirmoi se më shumë se 50 të burgosur kanë humbur jetën si rezultat i trazirave që shpërthyen sot në tre burgje në vend. Sipas raporteve nga faqja e internetit e së përditshmes El Comercio, viktimat vdiqën në incidentet e regjistruara në qendrat e burgjeve të Guayaquil, El Turi dhe Cotopaxi.

Policia theksoi se po menaxhon situatën në burgje. Oficerët e policisë po kryejnë operacione për të rivendosur normalitetin, ndërsa ushtria ruan hapësirat e jashtme të strukturave. /A2