Infektuar: 101517
Shëruar: 87012
Vdekur: 2072
100 mijë refugjatë u futën në SHBA në shkurt, Trump “shpërthen” kundër Biden

100 mijë refugjatë u futën në SHBA në shkurt, Trump “shpërthen” kundër Biden

Bota March 06, 2021 - 14:16

Donald Trump ka sulmuar pasuesin e tij në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duke e akuzuar se ka hapur portat e Amerikës dhe ka lejuar një “uragan” me refugjatë dhe “kriminelë” të futen në vend.

Përmes një deklarate për mediat, ish-presidenti thotë se administrata Biden ka treguar mungesë respekti dhe është tallur me efektivët e Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE). “Kufiri ynë është totalisht jashtë kontrolli falë udhëheqjes shkatërrimtare të Joe Biden”, tha Biden.

“Patrullat e kufirit dhe agjentët e ICE janë tallur nga administrata Biden. Në vendin tonë po ndodh një mësymje masive njerëzish. Kriminelë që dikur largoheshin menjëherë nga territori ynë tani po lihen të lirë rrugëve për të kryer krime të tmerrshme. Kur lashë detyrën kishim arritur ta bënim kufirin tonë më të sigurtin në histori. Nën drejtimin e Biden do të bëhet shumë shpejt më keq. Ai ka shkelur betimin për të siguruar zbatimin e kushtetutës dhe të ligjeve tona”.

Presidenti Biden nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha në një konferencë për mediat. “Nuk marrim këshilla nga presidenti Trump sa i përket politikave të emigracionit. Të tijat ishin jo vetëm çnjerëzore por edhe joefektive”, tha ajo.

Sipas të dhënave të autoriteteve amerikane, vetëm në muajin shkurt, në kufirin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara kanë kaluar 100 mijë emigrantë të paligjshëm, të cilët janë kapur nga patrullat e kufirit, çka tregon se numri real mund të jetë edhe më i madh./A2news