Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

Humb jetën në një aksident ajror parlamentari francez Olivier Dassault

Bota March 07, 2021 - 21:07

Franca është në zi pas ndarjes nga jeta për shkak të një aksidenti ajror të parlamentarit Olivier Dassault.

Dassault 69 vjeç, stërnip i Marcel Dassault, themelues i prodhuesve të avionëve “Dassault Aviation”, vdiq të dielën në veriperëndim të Normandisë pas një aksidenti me helikopter.

“Olivier Dassault e dashuronte Francën. Si lider në biznes, si zyrtar i zgjedhur dhe ish-komandant në lirim i forcave ajrore: gjatë gjithë jetës nuk reshti së shërbyeri kombit të tij, për të promovuar vlerat e saj. Vdekja e tij brutale është një humbje e madhe. Mendimet tona shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij,” – shkroi në Twitter Presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Dassaoult, i cili është angazhuar në politikë prej vitit 2002, njihej si sipërmarrës i suksesshëm, po aq sa familjarët e tij. Ai konsiderohej nga revista prestigjioze e financave Forbes si i njeriu i 361-të më i pasur në botë me një vlerë pasurie prej 7.3 miliardë dollarësh./Euronews.al