Situata me COVID-19 në Gjermani është shumë serioze, Merkel kërkon kufizime

Situata me COVID-19 në Gjermani është shumë serioze, Merkel kërkon kufizime

Bota April 16, 2021 - 16:51

Situata me Covid-19 në Gjermani është shumë serioze. Kështu kancelarja, Angela Merkel, u bëri thirrje ligjvënësve që t’i aprovojnë asaj fuqi të reja që i lejojnë të vendosë në zbatim izolime dhe shtetrrethime me orar në zona me nivele të larta infeksioni. Liderja gjermane pretendoi se shumica e qytetarëve janë në favor të kufizimeve më strikte.

“Vala e tretë e pandemisë po mban vendin tonë lidhur pas saj. Punonjësit në njësitë e terapive intensive po dërgojnë telefonata ankthi të njëpasnjëshme. Kush jemi ne të injorojmë thirrjet e tyre?”, tha Merkel.

Qeveria e Merkel i kërkon parlamentit që të ndryshojë aktin për mbrojtjen nga infeksioni që të mundësojë ashpërsimin e kufizimeve dhe në rastet kur liderët rajonali i kundërshtojnë ato. Kështu kancelarja shpreson që të lehtësojë presionin në qendrat e terapisë intensive.

“Çdo ditë ku ne mund të aplikojnë frenimin emergjent është një ditë e fituar. Kërkoj mbështetjen tuaj për të mbështetur këtë ligj për të ndaluar valën e tretë”.

Vendosja e shtetrrethimeve dhe marrja e një pushteti më të madh qeverisës është hasur me kritika të forta edhe brenda bllokut konservator të Merkel. Sondazhet tregojnë se Unioni Kristiandemokrat do të pësojë rezultatin më të keq në histori në zgjedhjet kombëtare të shtatorit. Ndërsa opozita ekstremiste po e përdor këtë moment për të sulmuar qeverinë.

“Ky është një rikthim në demonin autoritar në kancelari dhe tek ju, zonja kancelare. Mosbesimi juaj ndaj qytetarëve dhe institucioneve demokratike dhe kushtetuese qartësisht çoi në këtë projektligj”, tha Alice Weidel, lidere e alternativës për Gjermaninë.

Opozita ekstremiste në gjermani ka zhvilluar një sërë demonstratash kundër kufizimeve dhe pretendon se ato kanë dështuar në frenimin e pandemisë dhe beson se sjellin më shumë dëme për ekonominë dhe shëndetin mendor se sa të mira./A2news