Infektuar: 105864
Shëruar: 96322
Vdekur: 2195
I dënuari me vdekje në SHBA refuzon injeksionin, kërkon që të ekzekutohet nga skuadra e pushkatimit

I dënuari me vdekje në SHBA refuzon injeksionin, kërkon që të ekzekutohet nga skuadra e pushkatimit

Bota April 20, 2021 - 18:12

Një person i dënuar me vdekje në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar që të mos ekzekutohet me injeksion vdekjeprurës, por nga skuadra e pushkatimit.

Avokatët e Zane Michael Floyd kanë arsyetuar se klienti nuk e ka bërë këtë kërkesë për të shtyrë datën e ekzekutimit, që është vendosur në qershor të këtij viti, por sepse pushkatimi është më pak i dhimbshëm.

Pushkatimi në SHBA është shumë i rrallë. Aktualisht, ky lloj ekzekutimi aplikohet në 3 shtete: Misisipi, Oklahoma dhe Jutah. Gjithashtu, pushkatimi nuk është përdorur që nga viti 2010, shkruan A2.

45-vjeçari Zane Michael Floyd vrau 4 persona në një supermarket të Las Vegasit, në vitin 1999.