Rikthehen tensionet në Lindje të Mesme, Izraeli bombardon Gazën pas balonave të zjarrit

Rikthehen tensionet në Lindje të Mesme, Izraeli bombardon Gazën pas balonave të zjarrit

Bota June 16, 2021 - 10:22

Shkelet armëpushimi në Lindje të Mesme. Izraelit ka bombarduar militantët e Hamas në Gaza, si kundërpërgjigje ndaj lëshimit të balonave të zjarrit nga ky territor palestinez.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në qytetin e Gazës në orët e para të së mërkurës. Disa balona u lëshuan nga territori palestinez drejt Izraelit gjatë të martës duke shkaktuar disa vatra zjarri.

Është përshkallëzimi më i rëndë që prej 11 ditëve luftim mes dy palëve që përfunduan me një armëpushim më 21 maj.

Tensionet e fundit vijnë pas marshimit të nacionalistëve hebrenj në Jerusalemin Lindor, që u pasua më kërcënime nga Hamas. Nga incidentet e fundit nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale./a2cnn