Vijon zjarri në Gadishullin e Karaburunit
Bota
July 30, 2021 - 17:37
Ka vijuar dhe këtë paradite vatra e madhe zjarrit që ka përfshirë prej 3 ditësh Gadishullin e Karaburunit.
Hektarë të tëra me bimësi, shkurre dhe pemë të ndryshme janë nën pushtetin e flakëve, ndërkohë që për fikjen e tyre është kërkuar edhe ndërhyrja e ushtrisë.
Flakët janë përhapur dhe në Ravenë dhe mbi kishën e Marmiroit në Orikum.
Terreni i vështirë dhe era e kanë vështirësuar vënien nën kontroll të zjarrit. /tvklan